Hapet gara për krye hetuesin/ Do drejtojë njësinë me 60 hetues të BKH-së
10/01/2020 19:40

Kreu i njësisë Forca e Ligjit Artan Shkëmbi, është zyrtari i parë i policisë që pranon se do të hyjë në garën për drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. I kontaktuar nga Top Channel, Shkëmbi pranoi që po përgatit dokumentacionin për t’iu përgjigjur thirrjes për t’u bërë pjesë e specialëve që do hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërkohë, në garë flitet se do hyjë edhe shefi i antiterrorit, Gledis Nano, i cili pasi u kontaktua nga Top Channel nuk konfirmoi asgjë. Prokuroria e Posaçme, SPAK, hapi garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pretendentët kanë afat deri në datën 30 janar për të dorëzuar formularët. Në këto formularë konkurrentët duhet të raportojnë veç CV-së edhe të dhëna personale sikurse ngjyra e syve, ngjyra e flokëve dhe pesha. Por, ndërkohë, kreu i SPAK, Arben Kraja mendon se Byroja Kombëtare e Hetimit që do të bashkëpunojë me Prokurorinë Antikorrupsion nuk është një punë vetëm për burrat, por edhe për femrat. Në mesazhin e drejtuar garuesve, Kraja mbajti parasysh barazinë gjinore. “Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, ka thënë Arben Kraja. Në formularë, pretendentët që mund të jenë drejtues të lartë apo edhe prokurorë duhet të shpjegojnë edhe arsyet pse e shikojnë vetëm në këtë skuadër, deri tek raportimi mbi origjinën e prindërve. Përpara aplikimit kandidatët duhet të heqin dorë së bashku me familjen nga privatësia, ndërkohë që procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët.

Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22
Lindja e Mesme në ‘flakë’/ A do ndryshojë harta e rajonit? Irani ka ‘armën’ që ‘shkatërron’ botën
10/04 14:13
Top News- Pashka rikthen emigrantët/ Fluks lëvizjeje në doganën e Kakavijës
10/04 14:03
Top Channel/“Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”,banera edhe në Kuç,thirrje për zbardhjen e ngjarjes
10/04 14:00
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News – Pronari i hotelit bie nga tarraca, çfarë ndodhi në momentin e ngjarjes?
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News- Akuza të ndërsjellta Kosovë-Serbi në KS/ Konjufca përplaset me Gjuriç
10/04 12:49
Top News- ‘Porti i Durrësit, akt antikombëtar’/ Berisha akuza Ramës: Po largon vendin nga BE
10/04 12:48
Top News – Shqipëria tërheq investitorët e huaj. Largohen nga Dubai, blejnë prona në Sarandë e Vlorë
10/04 12:47
Top Channel/ ‘Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë’ banderola në Tirane e Himarë: Beleri i akuzuar
10/04 12:47
Top Channel/ Fundjava me diell, 26 gradë, por shiu rifillon të martën në gjithë vendin
10/04 12:37
Top Channel/ Drino mbulohet nga mbetjet! Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa
10/04 12:29
Top Channel/ Nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
10/04 12:28
Top News- Veliaj ankimim në Kushtetuese kundër GJKKO: Procesi në shkelje të rëndë
10/04 12:10
Top Channel/ ‘Nuk flas për ministrat e tjerë’, Hoxha për Integrimin: S’ka mungesë trasparence por…
10/04 12:09
Top News – Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB/ SHBA- Trump pret zotim për dialog, e vetmja zgjidhje
10/04 12:09
Top News-Monitorim tregut të fruta-perimeve. Ibrahimaj: Ndërhyrje nëse do të vijojë rritja e çmimeve
10/04 12:08