Autore: Irini Meçe Producent: Edi Manushi Prezantojnë: Edi Manushi, Irini Meçe dhe Greta Kazazi Me pjesëmarrjen e veçantë të: Arinda Gjoni, Bujar Qamili, Ervin Kurti, Dj Onno, Klajdi Çollaku, Pellumb Bisheva & Aurora Piroviq. “Të Guximshmit” rikthehen në Shkodër për të zbuluar atraksione të tjera turistike! Këtë herë eksplorojmë Syrin e Sheganit dhe zbulojnë një tjetër anë të bukur të Liqenit të Shkodrës. Nga ujërat e liqenit, aventura vazhdon drejt Alpeve Shqiptare, në Theth, mes natyrës, peizazheve spektakolare dhe eksperiencave që ia vlejnë të zbulohen.