Greqia rrit masat e sigurisë, pas sulmit amerikan kundër gjeneralit iranian
04/01/2020 16:55

Për përballimin e një rreziku të mundshëm të përshkallëzimit edhe më të madh të konflikteve në Lindjen e Mesme pas vrasjes së gjeneralit Iranian Kasem Sulejmani në Bagdad, Greqia e ndodhur pranë kësaj zone të nxehtë, ka marrë masa të rrepta orët e fundit. Megjithëse nuk përfshihet në listën e vendeve që Irani do të donte të hakmerrej për vrasjen e Sulejmanit, Athina zyrtare ka urdhëruar menjëherë që Ambasada Amerikane në Bulevardin “Mretëresha Sofia”, të kryeqytetit të ruhet më mirë se kurrë, ashtu si edhe Ambasada Izraelite, apo edhe kompani të interesave nga të dy vendet. Kryeministri Izraelit Netanjahu ndërpreu vizitën e tij dy ditore në Athinë pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazjellësin Eastmed dhe u largua menjëherë në Tel Aviv, ku sapo zbriti nga avioni ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj SHBA në aktin e tyre ndaj komandantit Iranian. “Ashtu si Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, Shtetet e Bashkuara kanë pikërisht të njëjtën të drejtë. Qassem Soleimani është përgjegjës për vdekjen e qytetarëve amerikanë dhe shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm. Ai po planifikonte më shumë sulme të tilla. Presidenti Trump meriton të gjitha kreditet pasi veproi me shpejtësi, forcë, vendosmëri. Izraeli mbështet Shtetet e Bashkuara në luftën e tyre të drejtë për paqen, sigurinë dhe vetëmbrojtjen” thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministri i Izraelit. Ndërkohë sipas gazetës greke Kathimerini trupat amerikane në bazën më të madhe të tyre në Greqi, në Sude të Kretës janë në gjendje të lartë gatishmërie. Pas një lajmërimi në twitter që ju bë pas sulmit ndaj Solejmanit qytetarëve amerikane që të largohen nga Iraku dhe të pezullohen procedurat e përditshme në Ambasadën Amerikane në Bagdat, katër helikopterë ushtarake të tipit Osprey (CV-22B) dhe dy avionë transportues C-130, kanë mbërritur nga baza Mildenhall e Anglisë që të jenë në gatishmëri për transportin e qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak nëse do të jepet urdhri për largimin e tyre.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24