Greqia hap Ministrinë e Emigracionit/ Athina do mbyllë kampet e mbipopulluara në ishuj
15/01/2020 16:10

Qeveria greke ne një përpjekje te fundit te saj për përballimin e krizës migratore qe ndodhet përsëri ne kulmin e saj ashtu si edhe pese vjet me pare, ka vendosur rikrijimin e Ministrisë se Emigracionit dhe Azilit. Vendimi ka ardhur si rezultat i gjendjes alarmante ne ishujt greke, protestave te ndryshme te banoreve dhe numrit te madh te emigranteve e refugjateve ne muajt e fundit, një prej sfidave kryesore qe kabineti Mitsotakis përballon prej korrikut te kaluar kur konservatoret erdhën ne fuqi. Sipas planeve te reja Athina do te mbylle kampet e mbipopulluara të refugjatëve në ishujt grekë dhe do ti zëvendësojë ato me qendra te mbyllura dhe me numër te kufizuar , te cilat do te krijohen brenda Greqisë kontinentale. Gjithashtu do te shtohen patrullimet për te kufizuar fluksin, do te përshpejtohen procedurat e dhënies ose refuzimit te azilit dhe do te rritet numri i emigranteve qe do te riatdhesohen duke boshatisur ne këtë mënyrë ishujt e Egjeut. Ne krye te dikasterit te ri do te jete Panagiotis Mitarakis, pikërisht ministri qe u prit me protesta disa ore me pare ne ishullin Hios nga banoret e indinjuar prej gjendjes qe mbizotëron vitin e fundit nga mbërritja e gati 10000 refugjateve ne kampin e tij me kapacitet vetëm për 650 vete. Ish kryeministri Tsipras ka reaguar me një koment ironik ne kritiken e tij ndaj qeverise, duke i dhënë përgëzime kryeministrit Mitsotakis qe me ne fund kuptoi pas 7 muajsh se çfarë rrëmuje shkaktoi me një kabinet pa Ministrinë e emigracionit.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06