Greqi/ Rritet shërbimi ushtarak në 12 muaj, ja kur do të hyjnë në fuqi rregullat e reja
22/01/2021 16:20

Autoritetet greke kanë deklaruar zyrtarisht rritjen e shërbimit ushtarak në 12 muaj për të gjithë, pas një diskutimi që kanë kryer në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes dhe çështjeve të Jashtme të vendit pasditen e së enjtes. Lajmi është bërë i njohur nga vetë Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, i cili në një mesazh televiziv ka theksuar se shumë shpejt do të lëshohet vendimi përkatës ministror. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në maj dhe nuk prekin ata që kryejnë në këtë moment shërbimin ushtarak. Midis të tjerash, Panagiotopoulos thekson në mesazhin e tij: “Ky propozim që u diskutua është pjesë e kornizës së përgjithshme për rinovimin e personelit të Forcave të Armatosura. Në këtë kuadër njoftohet : 1.a) Rritja e numrit të studentëve të pranuar në gjithë Shkollat Ushtarake të Oficerëve dhe Nënoficerëve. 2.b) Rekrutimi i ushtarakëve afatshkurtër dhe afatgjatë në Forcat e Armatosura Profesionale. Përveç kësaj, vendimi ministror që do të lëshohet ripërcakton mandatin e Forcave të Armatosura, të Marinës Detare , Skuadriljeve të Forcave ajrore dhe Oficerëve Rezervë të regjistruar në të tre trupat Ushtrisë . Sipas këtij vendimi – Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak të plotë të rekrutëve të Ushtrisë është e barabartë me atë të rekrutëve në Marinë dhe Forcat Ajrore, pra 12 muaj për të gjithë. – Përcaktohet një afat prej nëntë muajsh vetëm për ata që kryejnë shërbimin e plotë në reparte specifike të Ushtrisë, Marinës dhe Forcave Ajrore me karakteristika të veçanta operacionale dhe gjeografike (pikat kufitare), me kusht që ata të qëndrojnë në Njësinë specifike për gjithë kohën e tyre të shërbimit. – Përcaktohet për Oficerët Rezerviste të Ushtrisë (këmbësorisë), Marinës, Forcave Ajrore përkatësisht një mandat prej shtatëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë muajsh.

Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15