Një nga godinat e shumta të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb mesditën e sotme tek zona turistike e Shkëmbit të Kavajës. Objekti ishte një pallat 6-katësh. Për realizimin e shpërthimit ekspertët kanë realizuar hapjen e 200 furnelave (vrima) ku është vendosur lënda eksplozive. Për shembjen e objektit u përdoren 6 kg C4.