Një nga godinat e shumta të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të shembet në mesditën e së premtes tek zona turistike e Shkëmbit të Kavajës. Objekti është një pallat 6-katësh. Për realizimin e shpërthimit ekspertët kanë realizuar hapjen e 200 furnelave (vrima) ku është vendosur lënda eksplozive. Për shembjen e objektit do të përdoren 6 kg C4.