Pa kaluar shumë kohë nga rritja e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Administrativ, kreu i kësaj gjykate, Kastriot Selita i bëri apel Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të dërgojë trupa gjyqësore shtesë, pasi nëse vazhdohet kështu edhe për dy vjet është e pamundur të zgjidhet mbingarkesa e dosjeve.