Gjykata Kushtetuese në “ngërç”/ Presidenti letër Kuvendit kundër KED
07/11/2019 19:52

Kur të gjithë mendonin se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese kishte hyrë në rrugë të mbarë, krijohet ngërçi i radhës. Pasi dekretoi kandidatin e parë Besnik Mucin, presidenti nuk ushtroi të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Arsyet ia përcolli Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe për dijeni kreut të Kuvëndit Gramoz Ruci. “Fakti që të njëjtët aplikantë gjenden edhe në listën e Kuvendit, komplikon kompetencën kushtetuese të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, një përzgjedhje e mundshme e Presidentit, pa ruajtur radhën kronologjike që Kushtetuta përcakton, mund të sillte/sjellë teorikisht, deri edhe në vendosjen e Kuvendit në kushtet e pamundësisë praktike për të pasur numrin e nevojshëm të kandidatëve për zgjedhur anëtarët që i takojnë”, ka thënë Presidenti Meta. Presidenti thotë se e mban këtë qëndrim nisur nga parimi kushtetues i kualitetit, bashkëpunimit, midis organeve shtetërore dhe nga gjetja e mundësive që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më parë. “KED-ja me përcjelljen e njëkohshme të listave të kandidatëve për plotësimin e të dy vakancave që i përkasin Presidentit të Republikës, e ka vendosur Institucionin e Presidentit të Republikës në vështirësi, duke u përpjekur të krijojë një gjendje fakti ku Presidenti sipas KED-së do të duhet të shprehet brenda afatit ligjor 30-ditor edhe për emërimin e gjyqtarit tjetër për plotësimin e vakancës tjetër, eventualisht përpara se Kuvendi të shprehet për emërimin e gjyqtarit të dytë kushtetues”, tha Meta. Presidenti i Republikës, thekson se nëse do të ndiqte këtë logjikë siç ka vepruar administrativisht Kryetari i KED-së, kjo do të çonte domosdoshmërisht në shkelje të parashikimeve të dispozitave të Kushtetutës.

Top Channel/Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë
21/08 22:05
Top News- Aksident në Vlorë dhe Fier/ 3 persona të plagosur po trajtohen në spital
21/08 19:49
Top Channel/ Shqipëria, një “qytet” me të huaj. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan lejeqendrimi në 7 muaj
21/08 19:33
Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38