Në Gjirokastër filloi Panairi i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit “Gjirokastra 2011”. Ky është viti i pestë që panairi zhvillohet në qytetit të gurtë në fund të shtatorit, në ditët e Trashëgimisë Kulturore dhe është tashmë ngjarja më e rëndësishme në Shqipëri kushtuar artizanatit.