Një 20-vjeçare nga qyteti i Gjirokastrës ka humbur jetën në orën 3 të mëngjesit pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj. Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi raportoi nga Urgjenca e Spitalit të Gjirokastrës së 20-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur në maternitetin e spitalit për të lindur dhe nuk dihen ende arsyet pse ajo ka humbur jetën menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.