Gjermania nis me urgjencë hetimin: Ish-diplomati gjerman në BE, spiun i Kinës!
15/01/2020 17:46

Prokurorët gjermanë janë duke hetuar tre persona për lidhje me Kinën, e mediat vendase raportojnë se mes të dyshuarve, është edhe një ish-diplomat gjerman në BE. “Mund të konfirmojmë se po zhvillohet një hetim mbi dyshime të forta spiunazhi për shtetin kinez”, thanë për AFP-në burime nga zyra e prokurorit federal. E përjvashmja “Der Spiegel” shkon më tej; është ajo që e tregon se një prej të dyshuarve është një diplomat gjerman që ka punuar në Komisionin Evropian në Bruksel përpara se të shërbente për periudha të caktuara kohe si ambasador për BE-në në vende të huaja. Dy të tjerët janë lobistë, të punësuar nga një firmë mjaft e njohur gjermane lobimi. Prokurorët kanë refuzuar të ofrojnë detaje të tjera mbi të dyshuarit dhe thonë se deri tani, nuk janë bërë arrestime. Megjithatë, ata i konfirmuan informacionet e Spiegel-it se policia ka bastisur banesat e zyrat e lidhura me treshen e të dyshuarve për spiunazh në favor të Pekinit Berlin, Bruksel e landet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttembergut. Sipas të përjavshmes, prokurorët e akuzojnë ish diplomatin dhe njërin prej lobistëve se “ kanë ndarë informacione private dhe tregtare me ministrinë kineze të sigurisë shtetërore”. I dyshuari i tretë duket se vetëm ka shprehur “ vullnetin për ta bërë një gjë të tillë”. Diplomati në qendër të hetimit e ka mbyllur karrierën e tij në BE në vitin 2017, dhe nisi të punonte për firmën e lobimit, ku ka qenë pikërisht ai që ka rekrutuar dy të dyshuarit e tjerë.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06