Gjermanët – optimistë megjithë sfidat për ekonominë e tyre
06/01/2020 17:48

Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjermanisë në vitin 2020. Por rreziku i recesionit për ekonominë më të madhe të BE nuk është eliminuar, shkruan Auron Dodi. Parashikimi se Gjermania do të ketë rritje më të mirë ekonomike këtë vit bazohet kryesisht në faktorë të jashtëm botërorë. Kjo pasi dihet që ekonomia gjermane është shumë e varur nga suksesi i eksporteve të mallrave gjermane. Dhe problemet aktuale që ka ekonomia gjermane nuk janë të tilla sa të përjashtojnë një zhvillim më të fuqishëm të ekonomisë, edhe 14 vjet pas rritjes së vazhdueshme të prodhimit ekonomik në Gjermani. Ishte ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmajer ai që deklaroi në ditët e fundit të vitit 2019 se “qartësia më e madhe për Brexitin”, do të ndikojë pozitivisht për ekonominë gjermane. Në Gjermani kanë besim, se qeveria e Boris Johnsonit, me shumicën e fortë që ka në parlament, do t’i japë fund periudhës së pritjes pezull për të gjithë, pra edhe për sipërmarrësit gjermanë. Një faktor i dytë shpresëdhënës lidhet me deklaratën e Vitit të Ri se SHBA dhe Kina do të nënshkruajnë në mes të janarit një marrëveshje tregtare. Kjo shpresohet se do të ndikojë në shtensionimin e marrëdhënieve tregtare botërore, edhe të Kinës me shtetet e tjera. Tarifat e vendosura doganore, në plan afatmesëm, e godasin kudo mirëqënien. Sfidat kryesore të ekonomisë gjermane Njëkohësisht, sfidat për ekonominë gjermane mbeten të njëtja. Katër sfida vështrohen aktualisht si kryesore për ekonominë gjermane: së pari, digjitalizimi i procesit të prodhimit. Këtu Gjermania ecën ngadalë deri tani. Shkaku ka qenë kryesisht skepticizmi te sipërmarrjet e mesme. Së dyti është kalimi te automjetet elektrike. Nuk ka rëndësi që ke shpikur automjetin e parë me motor me djegie të brendshme, më tha një menaxher i Daimler-Benzit një ditë. “Sot të gjithë duan të ndërtojnë automjete elektrike. Madje edhe Google dhe Apple bëjnë teste për automjete pa drejtues”. Sfida e tretë është deglobalizimi. Ka humbur shumë besimi në proceset ndërkombëtare. Dhe kjo ndihet edhe në Gjermani. Ka një rënie të dukshme të besimit te fuqia detyruese e kontratave ndërkombëtare. Një ekonomiste e Deutsche Bank tha se sipërmarrjet mund të mbështeten tani më pak në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, se sa vitet e kaluara. Kjo mund të bëjë që vendet e punës të krijuara jashtë të tërhiqen më fort në Gjermani e Evropë. Sfida e katërt është reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit. Kjo nuk është sfidë vetëm për automjetet gjermane, por për gjithë ekonominë. Vitin e kaluar Gjermania pati rritjen më të ulët ekonomike në Eurozonë. Me 0,5 përqind mendohet se u rrit prodhimi ekonomik i Gjermanisë në 2019-ën. Kjo ndonëse në fillim të vitit pritej një rritje prej 1,8 përqind. Vetëm Italia e zhytur në borxhe pati rritje më të dobët ekonomike se Gjermania. Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, lokomotiva gjermane e rritjes u rreshtua kështu brenda një kohe të shkurtër në fund të autokolonës së kombeve të mëdha të industrializuara. Me përjashtim të viteve të krizës 2012-2013, kjo ishte rritja më e ulët ekonomike prej recesionit të gjerë të vitit 2009.

Top Channel/ Rusia kërcënon Londrën: Sulme forcave angleze edhe jashtë Ukrainës!
27/08 15:41
Top News – Hidhet në erë komandanti rus / Shpërthim në Shën Petersburg, dyshime mbi Ukrainën
27/08 14:54
Top News – Tragjedi në familjen shqiptare. Shtëpia në Florida u shkrumbua, tre fëmijë humbin jetën
27/08 14:10
Top News – Trump konfirmon: Mojtaba është gjallë! Por është plagosur ‘shumë rëndë’ në shkurt
27/08 13:42
Top News – Truri i sulmeve të 9/11 në gjyq pas 25 vjetësh / Khalid Sheikh Mohammed, procesi në 2028
27/08 13:39
Top News – Shefi i ushtrisë ruse shkon në front / Viziton trupat: Kanë mbetur 4 kilometra deri në…
27/08 13:27
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Britanisë/ Do godasë objektivat ushtarake brenda e jashtë Ukrainës
27/08 13:27
Top News – Mbreti më i moshuar në Evropë / Frikë për monarkun norvegjez, ‘në gjendje të rëndë’
27/08 13:26
Top News – Një ‘cunami që erdhi nga qielli’ / Skena ‘të fundit të botës’ në Nepal, mijëra të zhdukur
27/08 12:06
Top News – ‘Mushkonja erdhi me avion’ në Gjermani / Dy punonjës të aeroportit vdesin nga malarja
27/08 12:04
Top Channel/ Shefi i CIA-s në Moskë, WSJ: Paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë vendet e NATO-s!
27/08 11:51
Top Channel/ “Një lëmsh zjarri u lëshua nga Kosova”, REL: Zjarret në Serbi, me pajisje ndezëse?
27/08 11:51
Top News – ‘Çmendet’ rusi në Francë… / Përplas makinën mbi turmën, 2 viktima e 10 të lënduar
27/08 11:46
Top News – Tërheqja e SHBA-së nga Evropa / Pentagoni ka gati planin, Hegseth vendos në nëntor
27/08 11:46
Top News – Mos sulmo asnjë vend të NATO-s! Shefi i CIA-s paralajmëroi Kremlinin, qëllimi i vizitës
27/08 11:35
Top News – Pezullohen intervistat për vizat emigruese. Ambasadat e SHBA ‘ngrijnë’ të gjitha takimet
27/08 11:12
Top Channel/ Balta “përpin” edhe 579 turistë në Nepal pas rrëshqitjes së dheut
26/08 23:03
Top News – Izraelitët, spital për fëmijët e Gazës. Organizata ‘Natan’ ndihmon fëmijët palestinezë
26/08 23:00
Top News – Ndërron jetë Tim Curry. Komediani i horrorëve dhe klasiku ‘negativ’
26/08 22:30
Top Channel/ TikTok në telashe në Brazil! Gjobë miliona dollarë për shkelje të të dhënave
26/08 22:05