Gjermanët – optimistë megjithë sfidat për ekonominë e tyre
06/01/2020 17:48

Ekspertët presin një rritje më të madhe ekonomike të Gjermanisë në vitin 2020. Por rreziku i recesionit për ekonominë më të madhe të BE nuk është eliminuar, shkruan Auron Dodi. Parashikimi se Gjermania do të ketë rritje më të mirë ekonomike këtë vit bazohet kryesisht në faktorë të jashtëm botërorë. Kjo pasi dihet që ekonomia gjermane është shumë e varur nga suksesi i eksporteve të mallrave gjermane. Dhe problemet aktuale që ka ekonomia gjermane nuk janë të tilla sa të përjashtojnë një zhvillim më të fuqishëm të ekonomisë, edhe 14 vjet pas rritjes së vazhdueshme të prodhimit ekonomik në Gjermani. Ishte ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmajer ai që deklaroi në ditët e fundit të vitit 2019 se “qartësia më e madhe për Brexitin”, do të ndikojë pozitivisht për ekonominë gjermane. Në Gjermani kanë besim, se qeveria e Boris Johnsonit, me shumicën e fortë që ka në parlament, do t’i japë fund periudhës së pritjes pezull për të gjithë, pra edhe për sipërmarrësit gjermanë. Një faktor i dytë shpresëdhënës lidhet me deklaratën e Vitit të Ri se SHBA dhe Kina do të nënshkruajnë në mes të janarit një marrëveshje tregtare. Kjo shpresohet se do të ndikojë në shtensionimin e marrëdhënieve tregtare botërore, edhe të Kinës me shtetet e tjera. Tarifat e vendosura doganore, në plan afatmesëm, e godasin kudo mirëqënien. Sfidat kryesore të ekonomisë gjermane Njëkohësisht, sfidat për ekonominë gjermane mbeten të njëtja. Katër sfida vështrohen aktualisht si kryesore për ekonominë gjermane: së pari, digjitalizimi i procesit të prodhimit. Këtu Gjermania ecën ngadalë deri tani. Shkaku ka qenë kryesisht skepticizmi te sipërmarrjet e mesme. Së dyti është kalimi te automjetet elektrike. Nuk ka rëndësi që ke shpikur automjetin e parë me motor me djegie të brendshme, më tha një menaxher i Daimler-Benzit një ditë. “Sot të gjithë duan të ndërtojnë automjete elektrike. Madje edhe Google dhe Apple bëjnë teste për automjete pa drejtues”. Sfida e tretë është deglobalizimi. Ka humbur shumë besimi në proceset ndërkombëtare. Dhe kjo ndihet edhe në Gjermani. Ka një rënie të dukshme të besimit te fuqia detyruese e kontratave ndërkombëtare. Një ekonomiste e Deutsche Bank tha se sipërmarrjet mund të mbështeten tani më pak në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, se sa vitet e kaluara. Kjo mund të bëjë që vendet e punës të krijuara jashtë të tërhiqen më fort në Gjermani e Evropë. Sfida e katërt është reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit. Kjo nuk është sfidë vetëm për automjetet gjermane, por për gjithë ekonominë. Vitin e kaluar Gjermania pati rritjen më të ulët ekonomike në Eurozonë. Me 0,5 përqind mendohet se u rrit prodhimi ekonomik i Gjermanisë në 2019-ën. Kjo ndonëse në fillim të vitit pritej një rritje prej 1,8 përqind. Vetëm Italia e zhytur në borxhe pati rritje më të dobët ekonomike se Gjermania. Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung, lokomotiva gjermane e rritjes u rreshtua kështu brenda një kohe të shkurtër në fund të autokolonës së kombeve të mëdha të industrializuara. Me përjashtim të viteve të krizës 2012-2013, kjo ishte rritja më e ulët ekonomike prej recesionit të gjerë të vitit 2009.

Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
DIGITALB DIGITALB