Shqipëria tashmë ka Gjeoportalin Kombëtar i ideuar si një "derë" e cila u mundëson përdoruesve profesionistë, por dhe publikut të kërkojnë, shikojnë dhe aksesojnë në mënyrë shumë të thjeshtë të dhënat gjeo-hapësinore dhe shërbimet web, të vëna në dizpozicion nga institucionet e ndryshme shtetërore.