Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave. Fshati malor i Elbasanit e ka përqëndruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.