Vizita e presidentit rus Vladimir Putin e zhvilluar në kinë më 19 dhe 20 maj po konsiderohet si një lëvizje me peshë politike dhe ekonomike në një moment delikat për marrëdhëniet ndërkombëtare. Në fokus të takimeve kanë qenë marrëveshjet strategjike në fushën e energjisë, tregtisë dhe bashkëpunimit ushtarak, ndërsa analistët e shohin këtë vizitë si një përpjekje të Moskës për të forcuar aleancat dhe ndikimin rajonal. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli