Të gjithë drejtorët aktualë të policisë u shkarkuan paraditen e së mërkurës. Propozimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe firma e Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë Hysni Burgaj, ka dërguar të gjithë drejtuesit e policisë në rolin e specialistëve në sektorin e Studimeve Policore, apo edhe ne rolin e instruktoreve ne Sektorin e Programeve në Akademinë e Policisë.