Florent Abrashi, kosovari 25-vjeçar, u kthye në Kosovë pas 17 javë sfide si zëri më i mirë i shqiptarëve. Fitorja e edicionit të tretë të “The Voice of Albania” është një ëndërr e realizuar, ndërsa eksperiencën e ka përcaktuar si më të bukurën e jetës së tij.