Perplasjet mbi fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit duken se po rrezikojnë edhe vetë procesin e votimit. Vonedat dhe përplasjet mbi formatin përfundimtar kanë shtyrë kompaninë sllovene CETIS që t’i dërgojë një letër urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku paralajmëron se po të bëhen ndryshime të qënësishme të formatit, kjo rrezikon prodhimin në kohën e paracaktuar.