Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin “Voloreka”, duke iu shkaktuar dëme materiale. Pronari i lokalit, Jetmir Muçllari tregon rreth ngjarjes të ndodhur në orët e para të mëngjesit. “Ngjarja ka ndodhur në orën 4:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara para hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistët. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit duke i kërkuar që të lëvizte. Plumbat dëmtuar dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”, ka thënë Muçllari.