Flakë për flakë! Do ju lëmë pa naftë! Po dalim me humbje! Braçe përplaset me kreun e Hidrokarbureve
30/03/2026 22:32

Krizat botërore, e sidomos luftërat, përkthehen gjithmonë në rritje zinxhir të çmimeve. Lufta në Lindjen e Mesme tregoi sërish se nafta mbetet barometri më i ndjeshëm i ekonomisë globale. Sot, çmimi i saj në tregjet ndërkombëtare luhatet mes pasigurive, tensionet në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë dhe rreziku për ndërprerje furnizimi që kanë shtyrë çmimin drejt niveleve të larta. Në Ballkan, në vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova, një litër naftë kushton ndjeshëm më pak se Shqipëria, për shkak të taksave më të ulëta. Të gjitha vendet e rajonit kanë dy shtylla kryesore, akcizën dhe TVSH-ne duke pasur strukturë të thjeshtë. Në rajon paguan taksë mbi produktin, ndërsa në Shqipëri paguan taksë mbi taksën. Prandaj Shqipëria ka një nga çmimet më të larta në rajon, dhe ndër më të lartët në botë. Vetëm në javët e fundit, nafta në Shqipëri ka arritur deri në 218 lekë për litër, duke reflektuar jo vetëm tregun global, por edhe një barrë të rëndë fiskale të brendshme. Ndërkohë, vendi mbetet plotësisht i varur nga importi, çka do të thotë se çdo lëvizje në bursë reflektohet direkt në xhepin e qytetarëve. Edhe mekanizmi i Bordit të Transparencës, që synon stabilizimin e çmimeve, shpesh kritikohet se reagon pas rritjes, pa e parandaluar atë. Pas kërkesës së importuesve të naftës, se çmimi i vendosur më herët prej 203 lekë për litër ishte nën kosto, të shtunën Bordi i Transparencës vendosi çmimin prej 218 lekë për litër. Demokratët sakaq kanë paraqitur propozimet e tyre për uljen e çmimit të naftës. A është nafta e shtrenjtë sepse rritet në botë, apo sepse në Shqipëri tatohet më shumë se kudo në rajon?

Sekreti i valixhes së presidentit të SHBA, armët që kanë fuqi të shkatërrojnë botën
27/07 23:05
Celularët, të njëjtat valë si antena! Pse duhen mbajtur larg kur flemë?
27/07 23:00
“Mbajeni 1 metër larg”, këshilla e mjekes Marsida Duli: Kur flini mos e mbani celularin afër
27/07 22:55
Sa na rrezikojnë antenat mbi pallate? Klosi: Kompanitë celulare kanë norma që duhet të zbatohen
27/07 22:45
Pse Librazhdi u prek më shumë nga pasojat e Çernobilit? Shqipëria në rrezikun bërthamor
27/07 22:35
Impakti i Metalurgjikut në komunizëm, mjekja Duli:U shfaqën sëmundje pulmonare dhe defekte në lindje
27/07 22:30
“Ne vuanim për një detektor”, Fatos Klosi: Në komunizëm bëhej propagandë. Kuçaj: Ka dokumente
27/07 22:20
“Tre reaktorë bërthamorë në Ballkan”, Meçollari tregon kodet që ka çanta e presidenti për 5700 armë bërthamore
27/07 22:10
Gazetari tregon masat e kohes: Njollat e Leopardit, hiqni kokat e kafsheve se kane permbajtje te teroidet
27/07 22:00
Pasojat e Cernobilit ne Shqiperi? Gazetari tregon dokumentat:Bashkimi Sovjetik e mbajti sekret por..
27/07 21:55
Butoni i kuq i bombës bërthamore! Cilat janë shtetet që mund ta përdorin armë të tilla
27/07 21:45
Mjekja Duli shpjegon pasojat e tmerrshme që solli Cernobili: Ndryshoi gjenetika…..
27/07 21:40
Ujqerit e Cernobilit, si u transformua nga rrjedhja berthamore? Parku fantazme qe nuk u hap kurre
27/07 21:35
I ftuari fut në panik studion: Objekti i veçante qe solli nga Cernobil, ja çfarë më panë syte atje
27/07 21:30
A skadon bomba berthamore? Habit Mecollari: Nuk skadon, avioni ka karburant per 30 vjet
27/07 21:25
Kush mund ta përdor armën bertjamore? Gjenerali: Kujdes Korenë! Më shumë armë Rusi, SHBA, Kinë
27/07 21:20
Jane 12 mijë koka bërthamore, Gjenerali: 6 mije koka i ka Rusia dhe 5700 SHBA, edhe Israeli ka armë
27/07 21:15
Klosi flet për Trump: I ka hipur vetja shumë në qejf, çdo vend që përdor bomb bërthamore do zhdukej
27/07 21:10
Bomba bërthamore, Grida Duma flet për rrezikun botëror dhe gjuhën e fortë të liderëve
27/07 21:05
*Rama i shtang të gjithë! Protestuesit para zyrës, del live dhe publikon fjalimin e fortë*
23/07 23:29