Fiks Fare/ Denoncimi i delegatëve: Nuk firmosëm, na falsifikuan firmat
25/11/2021 20:30

Fiks Fare vijoi investigimin e falsifikimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Disa ditë pasi gazetarët e emisionit investigativ firmosën në "foltore", disa "delegatë", të cilët rezultonin se kishin firmosur, pohojnë se u është falsifikuar nënshkrimi. Një akuzë e rëndë, pasi persona konkret dëshmojnë për falsifikime. Zbulimi u bë disa ditë më parë, në momentin që në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shkoi deputeti Agron Shehaj. Ky i fundit verifikoi firmat e delegatëve të zonës 5 dhe 7 në Tiranë, ku dhe u zgjodh deputet. Ai mori në telefon pjesën më të madhe të delegatëve, duke i marrë emrat nga formularët në zyrën e Palokës. Dhe, një prej tyre ka qenë z.Bujar Kula, i cili është sekretar i grup seksionit 3, në degën nr.5. Ai thotë se në datën 23 nëntor është telefonuar nga z.Agron Shehaj, pasi emri i tij figuronte si një nga firmëtarët për mbledhjen e Kuvendit të PD-së në datën 11 dhjetor. Por, në një intervistë për "Fiks Fare", z.Kula thotë se "nuk e kam firmosur atë formular". Më tej thotë se firma i është falsifikuar, pasi në asnjë moment nuk ka nënshkruar formularin. "Ma kanë falsifikuar. I thash z.Shehaj, për të cilin kam punuar në zgjedhje, se do e çoj deri në fund. Do e denoncoj. U trondita shumë dhe kam shkuar disa herë në zyrën e z.Paloka për të parë këtë formular. Por, s'kam marrë asnjë informacion" thotë ai. Ai pohon se disa persona i kanë shkuar në biznesin privat dhe i kanë kërkuar që të firmosë një formular, por "kam vetëm formularë të paplotësuar. S'kam firmosur dhe plotësuar ndonjë formular".

Dëshmi ekskluzive/ Neda Balluku 1 vit pa përqafimin e fëmijëve! Çfarë i ka bërë Ogreni?
19/11 21:01
“Neda ka dështuar si nënë!” Ogren Balluku përballë Neda Ballukut
19/11 21:00
Dosja e Neda Ballukut! Çfarë i bëri Ogreni institucioneve?
19/11 20:45
Neda Balluku: “Nuk do pushoj kurrë së kërkuari fëmijët, babai i mban ‘peng’”
19/11 20:30
Pacientët rrugëve, autoambulanca e prishur – Fiks Fare, 18 nëntor 2026 – Episodi i plotë
18/11 21:01
Autoambulanca e Belshit prej 2 muajsh në servis, pacientët rrugëve
18/11 21:00
Pa drita prej muajsh në Toplanë, stafi i Fiksit ecën 2 orë në këmbë për të mbërritur
18/11 20:45
Të korruptuarit në burg, po paratë kush i kthen?
18/11 20:30
27 tonë mish me certifikatë false.A fshehu AKU skandalin?–Fiks Fare,17 nëntor 2026 – Episodi i plotë
17/11 21:01
Mishi i bllokuar i paasgjësuar, Prokuroria dhe AKU-ja pasojnë përgjegjësinë te njëra tjetra
17/11 21:00
Kush po e pengon asgjësimin e mishit? Pronari i King Mit përzë gazetaren
17/11 20:45
27 tonë mish derri, 1 muaj pa u asgjësuar! Dokumente të falsifikuara, si hyri ngarkesa?
17/11 20:30
Djali emërohet pompist, babai pensionist shkon në punë – Fiks Fare, 16 nëntor 2026 – Episodi i plotë
16/11 21:01
I biri i emëruar, babai pensionit punon ende te pompa e fshatit!
16/11 21:00
12-vjeçari kërkon të punojë, 5 fëmijë në një shtëpi drejt shembjes
16/11 20:45
Shokut apo mikut? Qytetarët në Burrel tregojnë kujt i besojnë më shumë?
16/11 20:30
Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Djathë e mish për orë të tëra ne diell. Kush i kontrollon tregjet e Tiranës?
13/11 21:00
“Më falsifikuan firmën!” 13 vite me pronat e bllokuara nga Micro Credit Albania
13/11 20:45
Paloma vë në provë Ardit Bidon! Si u përgjigj profesori?
13/11 20:30