Fier, rrëfimi tronditës i banorit për aksidentin ku humbën jetën burrë e grua
28/12/2020 11:51

Mbi aksidentin tragjik, që ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Levanit, ku humbi jetën një çift bashkëshortësh ka dhënë dëshminë e tij tronditëse një banor i zonës. Në rrëfimin shokues, personi në fjalë tregon se si u përpoq t’i nxirrte viktimat nga uji dhe t’i shpëtonte, por ishte tepër vonë. Burrë e grua kishin ndërruar jetë. “Aksidentin nuk e pashë. Më mori në telefon dikush (i përmend emrin) hajde me zetor. Vij brenda dhjetë minutash këtu te vendi i ngjarjes. (Pyes) Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë? Janë brenda. Në këtë kohë marr papagallin e zetorit, futem te xhami mbrapa, e godas edhe i nxjerr personat, i vë litarin makinës dhe e nxjerrim lart pastaj. Personat ishin mbytur”, tregon banori, duke shtuar se personi që i telefonoi, i cili ishte dëshmitar i aksidentit, i tregoi se viktimat donin të dilnin nga xhami mbrapa, i binin atij me grushte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, si dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë. Viktimat janë Nue Preçi, 62 vjeç dhe Pashke Malçi, 61 vjeçe nga fshati Shtyllas, njësia administrative Levan. Ata ishin duke shkuar te vajza në Qarr. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar ne kanalin kullues, i cili është i tejmbushur si pasojë e reshjeve të shumta. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit me pasojë vdekjen e dy bashkëshortëve. Rruga që të çon në disa fshatra të njësisë administrative Levan është pjesë e rrugëve të reja që janë ndërtuar pas përfundimit të by-pass-it të Levanit. Në këtë aks rrugor ndodhin shpesh aksidente, pasi ka mungesë të ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

Top News- Grekët, aksion në Qafë-Botë/ Arrestojnë doganierin, bllokohet qarkullimi për disa orë
03/07 11:28
Top Channel/ Seanca e fundit e Kuvendit, debate për rendin e ditës
03/07 10:29
Top News- Momenti kur Rama mbërrin në Vlorë, ja kush e shoqëron
03/07 10:28
Top News- Rama vizitë surprizë në Bashkinë e Vlorës, çfarë pritet
03/07 10:15
Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03