Në ditën e katërt të festivalit të 13 të filmit shqiptar, janë shfaqur ndër të tjera dy prej prodhimeve më të mira kinematografike të viteve të fundit. "Lindje-Perëndim-Lindje" me regji të Gjergj Xhuvanit dhe filmi i regjisorit Edmond Budina “Ballkan Bazar”, janë në konkurim për çmimin e filmit më të mirë artistik me metrazh të gjatë.