Festa e të burgosurve/ 5 mijë persona, nderimin e viteve do e kalojnë pas hekurave
31/12/2019 17:01

“Thuhet se askush nuk e njeh me të vërtetë një komb, pa u futur njëherë brenda burgjeve të tij. Një komb nuk duhet të gjykohet nga mënyra si i trajton qytetarët e tij shembullorë, por ata më të këqijtë” . kjo shprehje e Nelson Mandelës gjendet e afishuar sapo hyn në paraburgimin 313, ku ne gjendemi pikërisht ditën e fundit të 2019 , së bashku me familjarë të shumtë që kanë ardhur të takojnë për festat e fundvitit të afërmit e tyre që presin drejtësinë. Duhan, bakllava, gjel deti dhe karta telefoni. Këto janë dhuratat e vitit të ri që kalojnë më së shumti muret e burgut për mëse 5 mijë shtetas që mbahen në sistemin penitenciar. Shpati Ruçi ka ardhur të takojë të vëllain e burgosur për ti sjellë ushqimet tradicionale. Shpati Ruci: Është hera e parë, nuk e dija që gjeli duhej të sillej pa kocka, është festa e fundvitit dhe kam të afërm këtu. Por gjeli i Shpatit duhet të kthehet pas dhe të pastrohet nga kockat që me rregulloren e burgut konsiderohen të ndaluara, njësoj si edhe alkooli që është i ndaluar. Ndërkohë familjarë të tjerë presin dhurata nga të afërmit në qeli. Urimi tradicional është gëzuar vitin e ri, por të dënuarit për njeri-tjetrin kanë një urim akoma me specifik. Ata e urojnë njëri-tjetrin inshallah del sa me shpejt. Për shkak të ngjarjeve kriminale të viteve të fundit, drejtoria e përgjithshme e burgjeve edhe për këtë vit i ka anuluar lejet shpërblyese, që jepej si dhuratë nga autoritetet për disa të dënuar.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38