Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe. Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi. Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet.