Ferri i zjarreve në Kalifornia, evakuohen 180 mijë persona
28/10/2019 17:55

Ferri i zjarreve në Kalifornia nuk ka të ndalur: 180 mijë persona janë evakuar ndërsa guvernatori Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si masë parandalimi.Shumica e të shpërngulurve janë nga distrikti Sonoma, në veri të San Fransiskos. Rreth 3 mijë punonjës janë përfshirë në betejën me flakët, një mision në dukje i pamundur sidomos me disa vatra kokëforta zjarresh. Ndërkohë, miliona banorë të Kalifornisë po përballen me ndërpreje të energjisë elektrike, ndërsa kompania shpërndarëse “Pacific Gas & Electric” vendosi në fundjavë që të fillojë ndërprerjen e energjisë në një shkallë të gjerë. Ndërprerja prek gati 1 milion klientë, përfshi ata në San Françisko dhe rrafshnaltën Sierra. Gjatë muajit të kaluar, kjo kompani mori masa të ngjashme në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarreve. “Pacific Gas & Electric” po shkon drejt falimentimit për shkak të përgjegjësive lidhur me zjarret e mëdha të kohëve të fundit, përfshi atë të vitit të kaluar që shkaktoi 85 viktima në qytetin Paradise, në veri të Kalifornisë. Ndërkohë, shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se erërat që po ushqejnë zjarret, që shpesh quhen Santa Ana ose Diablo, mund të arrijnë shpejtësi të mëdha e të shkaktojnë shkëndija tek linjat elektrike.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06