Kursi i këmbimit të euros përbën një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Duke qenë se euro është monedha kryesore që përdoret në tregtinë e jashtme, remitancat, investimet e huaja dhe sektorin e turizmit, çdo ndryshim në vlerën e saj reflektohet drejtpërdrejt në ekonominë e vendit. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli