Me 22 raste të konfirmuar, epidemia e fruthit në Zelandën e Re konsiderohet më e renda prej vitesh të tëra. Qyteti i tretë më i madh i vendit, Christchurch është më i prekuri, dhe autoritetet e pranojnë se sëmundja po qarkullon pa fre mes popullsisë në një kohë kur ka mungese vaksinash.