Elbasan, rekord me infektime/ Qyteti i dytë për numrin e të prekurve pas Tiranës
10/11/2020 15:27

Pas kryeqytetit, Elbasani mbetet ndër qarqet me numrin më të madh të të prekurve me Covid-19. Në 24 orët e fundit, në të gjithë qërkun e Elbasanit kanë rezultuar pozitivë më shumë se 50 persona, e njëjta situatë si një ditë më parë. Ajo që mbetet shqetësuese gjithashtu është se nga dita në ditë po shtohet numri i mësuesve të prekur me Covid-19. Në të gjithë qarkun janë më shumë se 60 mësues të prekur, ndërkohë që një numër edhe më i madh është i atyre që janë karantinuar në banesat e tyre në pritje të përgjigjes së tamponit. Pasi kanë shfaqur shenja të Covid për efekt sigurie ata janë karantinuar. Vetëm një ditë më parë, Elbasani shënonte 28 mësues të prekur, ndërsa sot janë 34. Pothuajse e njëjta situatë paraqitet edhe në kopshtet e qarkut të Elbasanit. Në Bashkinë e Peqinit, një kopsht është mbyllur pasi disa edukatore rezultuan pozitive. Po ashtu edhe 5 nxënës në ZRVA e Elbasanit rezultojnë të prekur. Ata janë nxënës gjimnazi dhe 9-vjeçareje gjithashtu. E megjithatë mësimi nuk është ndërprerë në asnjë shkollë dhe janë marrë masat për zëvendësimin e mësuesve të prekur. Gjithsesi një proces ky më pozitiv se ai në universitete, të cilat u hapën online dhe janë ende në fazat konfuze të fillimit të një viti akademik online dhe i vështirë sidomos për studentët e viteve të para.

Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40
Top News – Nuk është aq e lehtë sa kujton Trump! Pse aleanca e NATO-s nuk mund të shpërbëhet
12/04 19:30
Top News – E reja përdhunohet në grup. E rëndë në Britani, policia në kërkim të autorëve
12/04 19:30
Top News – Ishulli i radhës në listën e Trump…Kuba ‘dridhet’, stuhia po vjen, kur nis pushtimi?
12/04 19:30
Top News – Starmer u tremb nga Trumpi / Pezulloi marrëveshjen për të dorëzuar ishujt Chagos
12/04 19:30
Top Channel/ E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga kati i katërt dhe ndërron jetë në spital
12/04 18:56
Top Channel/ “Rama mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha: Pensionistët marrin sa…
12/04 18:34
Top News- PD anketë për territorialen/ Demokratët kërkojnë ‘ndihmë’ nga qytetarët
12/04 17:53
Top News- Vrasja në Nikël, dëshmon autori: Më sulmoi i pari me një kosë të vogël në krah
12/04 17:53
Top Channel/ Kaos në futbollin shqiptar! Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë ndeshjes
12/04 17:06
Top Channel/ Kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit, banori i zhgënjyer: Të ishte Brikena në finale…
12/04 16:36
Top Channel/ Festa e pashkës në qytetet shqiptare/ Urime për besimtarët ortodoksë edhe nga politika
12/04 15:03
Top Channel/PD, sondazh për hartën territoriale/Demokratët përmes një ankete online pyesin qytetarët
12/04 15:03
Top Channel/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ja si u festua në disa qytete
12/04 15:01
Top News- Droga e re që po kërcënon adoleshentët shqiptarë, zbulohet laboratori ku prodhohej
12/04 14:32
Top News- Vjedhje me dhunë e trafik droge, kush është 51-vjeçari që u prangos nga operacionalja
12/04 14:27
Top Channel/ Peleshi uron Pashkët nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë
12/04 14:23
Top News- Festa e Pashkës ortodokse/ Politika mesazhe urimi për besimtarët
12/04 14:17
Top News- Skema e re e pensioneve, Rama shpjegon si do të funksionojë
12/04 13:32