Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat, që pësoi dëmtime të shumta në tërmetin e 26 nëntorit. Ndërtesa që u shemb ishte pallati nr 10/62 në lagjen 7 te Durrësit, 6 kate i lartë dhe për prishjen e tij, u hapën në trupin e tij 350 furnela (vrima) dhe u përdor 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.