Eksplorohet liqeni i Viroit/ Polumbarët nga Ukraina zhyten në burimin e mëmës
04/11/2020 12:44

Një ekip zhytësish të spileologjisë nënujore nga Ukraina kanë mbërritur në Shqipëri për të eksploruar liqenin e Viroit dhe konkretisht burimin e Mëmës një mes më interesantëve në Jug të vendit. Spileologët vijnë këtu për herë të tretë dhe siç na shpjeguan përherë e gjejnë situatën të ndryshme. “Erdhën për të bërë një ekspeditë në Virua. Është viti i tretë që vijnë. Sot Oleg do të bëjë një zhytje me nxënësit e vet që është edhe trajnim njëkohësisht. Nuk gjen fjalë për ta përshkruar zhytjen këtu. Kur hyn atje ke një ndjesi të paparë. Struktura e relievit nënujor të fut në një botë tjetër. Viroi është një atraksion për turistët dhe ne po përpiqemi të sjellim sa më shumë njerëz në Gjirokastër por Viroi është një nga pikat kryesore për zhytësit”, shprehet Saimir Kushova, zhytës shqiptar. Olegu, drejtuesi i grupit ukrainas thotë se çdo zhytje në Virua është e ndryshme. “Dy vjet më parë që kam ardhur këtu për herë të parë uji ishte i kthjellët në mënyrë të pabesueshme ndërsa rrymat e forta të nënujit e bënë atë eksperiencë unike. Herën e dytë që erdhëm uji ishte sërisht i kthjellët por rryma nuk na lejoi të hyjmë në shpellat nënujore që janë edhe interesi i shumicës së zhytësve. Këtë herë situata është tërësisht e ndryshme. Nuk kemi ujë të kthjellët, por do përpiqem të zbres në 40-44 metra sot dhe të shoh nëse brenda shpellave qartësia duhet të jetë më e lartë. Nëse jo do të detyrohemi të eksplorojmë një shpellë tjetër këtë herë”, Oleg Klymchuk zhytës Ata po përgatiten tani për zhytjen e tyre të tretë dhe sigurisht edhe rezultatet do të jenë të ndryshme. “Uji nuk ishte i kthjellët as në thellësi kështu që nuk patëm fat këtë herë. Po nisemi për në shpellën e Petranikut ku do të provojmë të zhytemi për herë të parë. Herën e kaluar vetëm e kemi vizituar. Shpresojmë t’ia dalim atje.”

Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40