Nuk ka asnjë rrezik për përmbytje të tjera, të paktën për 5 ditët e ardhshme.Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve natyrore tregojnë se ndonëse gjatë ditës së premte do të ketë reshje shiu, këto do të jenë më të pakta se ato të ditëve të shkuara, duke mos rrezikuar daljen nga shtrati të lumenjve.