Prej 12 ditësh protesta që po organizohet në qendër të Tiranës nuk po prodhon vetëm mesazhe politike dhe reagime sociale. Tubimet e përditshme kanë krijuar edhe një efekt ekonomik të dukshëm, duke gjeneruar konsum për bizneset përreth, paqartësi për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, por nga ana tjetër po ndryshojnë edhe mënyrën se si të rinjtë shpenzojnë kohën dhe paratë e tyre. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli