Gazsjellësi i ri/ Greqia, Qipro dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje
03/01/2020 11:45

Greqia, Qipro dhe Izraeli kanë nënshkruar mbrëmjen e së enjtes një marrëveshje për projektin e madh të gazsjellësit Eastmed që do të sjellë gaz natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë. Athina vlerëson se ai ka një rëndësi te jashtëzakonshme gjeopolitike, pasi përveç përfitimeve ekonomike e shndërron Greqinë në një qendër energjetike . “Mundet qe ky gazsjellës te jete ëndërr për disa dhe makth për disa te tjere, por sot po vendosen bazat për ndërtimin e tij”, u shpreh Kostis Hatzidakis, ministri grek i Energjitikës. Në ceremoninë e nënshkrimit në Zappio nga ministrat përkatës kanë marrë pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ai izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti qipriot Nicos Anastasiades qe kanë theksuar “rëndësisë gjeo-strategjike” dhe stabilitetin e paqen rajonale qe ai sjell. “Gazjellesi East Med vjen të krijojë një realitet te ri energjitik qe respekton te Drejtën Ndërkombëtare dhe konsolidon legjislacionin ndërkombëtar. Ndaj dhe ka përkrahjen e fuqishme te SHBA”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë. “Them se kjo është nje dite historike per Izraelin,pasi ne po behemi transportues të energjisë për herë te pare ne histori,por besoj gjithashtu se eshte dite historike për partneritetin dhe aleancën qe ne po krijojmë ne Mesdheun Lindor”, u shpreh Benjamin Netanyahu, kryeminister i Izraelit. Kjo marrëveshje vjen në një moment të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë për aktivitetet e saj në zonat e Mesdheut dhe pas një marrëveshje detare me qeverinë e Tripolit që zgjeron pretendimet e Ankarasë mbi një zonë të madhe të pasur me gaz natyror,ndaj dhe kundërshtimi I qeverise turke për këtë marrëveshje është tepër i ashpër. Gazjellësi prej gati 1900 km do të transportojë nga 9 deri në 12 miliardë metra kub gaz në vit nga rezervat në det të hapur të Izraelit dhe Qipros, nëpërmjet Greqisë drejt Italisë dhe vendeve te tjera të Evropës. Kostoja e tij do të shkoje deri ne 6.0 miliardë euro, pasi shume pjese te tij do te vendosen në thellësi rreth 3 km ne detin Mesdhe.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24