E plotë/ Çfarë dihet deri më tani për vrasjen në Tiranë, policia nis shoqërimet
20/01/2020 22:23

Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Tiranë në zonën e Astrit rreth orës 20:45. Top Channel ka zbuluar detaje ekskluzive në lidhje me ngjarjen. Viktima është 28 vjeçari Vilson Tafçiu nga Dibra dhe mësohet se ka ardhur ditën e sotme në Tiranë pasi ka pasur varrimin e gjyshes. Andi Bora ka zbuluar se ai nuk ka qenë i vetëm në kafe dhe është thirrur për të dalë jashtë lokalit ku më pas është ekzekutuar në një rrugicë. Gjithashtu mësohet se ai ka qenë i arrestuar në Francë për drogë dhe është deportuar në vendin tonë. Vlison Tafciu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018-ës dhe ka ikur ne France, ku më 12 mars të 2018 e kanë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar aty një vit. Ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe më 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri. Policia ndërkohë ka nisur shoqërimet për të marrë në pyetje dëshmitarët okular. Tiranë /Informacion paraprak Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve

Top Channel/ Flloko nderon Zhejin: I kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja veçanërisht për të!
25/08 21:29
Top News- “Më tha se fëmija nuk ishte i imi…”, shqiptari që ekzekutoi gruan ndryshon dëshminë
25/08 21:00
Top Channel/ Demalia tregon takimin e fundit me Zhejin: Kishte shqetësim në gjoks, i thosha lere…
25/08 20:25
Top Channel/ Berisha homazhe për Artur Zhejin: Personalitet i mirënjohur i gazetarisë
25/08 20:24
Top Channel/ Bulku e prekur për humbjen e Zhejit: Luftoi tërë jetën për të thënë fjalën e lirë
25/08 20:23
Top News- Prishen vilat pa leje në Kepin e Rodonit, Rama mesazh për “symbyllurit” në inspektoriate
25/08 20:10
Top News- Digjet pylli me pisha në Vlorë/ Zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyrje nga ajri
25/08 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi urdhri i ri: Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic!
25/08 19:33
Top News- Zjarr i madh në Vlorë, digjet pylli me pisha pranë hidrovorit
25/08 17:22
Top Channel/ Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
25/08 16:48
Top Channel/ Për mjekësinë, mesatarja 9.7. Publikohen rezultatet e konkursit
25/08 16:37
Top Channel/ Kosova e mbërthyer nga kriza. 7 muaj pa institucione të reja kushtetuese
25/08 16:24
Top Channel/ Lamtumirë Artur Zheji! Përcillet në banesën e fundit gazetari
25/08 16:16
Top News – ‘Bio’ vetëm në letër. Si e mashtruan fermerët grekë qeverinë e tyre
25/08 16:10
Top News – ‘ Rrezatonte kulturë të madhe.’ Paskal Milo ndan kujtimet me Zhejin
25/08 16:08
Top News – Timo Flloko flet për Artur Zhejin. ‘Ishte personalitet i jashtëzakoshëm’
25/08 16:07
Top News – Rajmonda Bulku i jep lamtumirën Artur Zhejit. ‘Luftoi për fjalën e lirë’
25/08 16:06
Top News – Rama rikthehet në zyrë. Nis në kryeministri konsultimet për qeverinë e re
25/08 16:04
Top Channel/ Pastrohet Kepi i Rodonit. 66 ndërtime pa leje që do të shemben nga IKMT
25/08 15:23
Top Channel/ U nis në Malin e Tomorrit për mbarësi, arrestohet i kërkuari për trafik droge
25/08 15:20