Pas suksesit në Shqipëri dhe konkursin rajonal të letërsisë, shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi ka prodhuar versionin frëngjisht të romanit të saj “E kuqja e demave”. Autorja thotë se nuk bëhet fjalë për përkthim, por për një rishkrim në frëngjisht të veprës së saj.