Protesta për mbrojtjen e Zvërnecit po mbahen prej katër ditësh në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Ata refuzuan ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, teksa ky i fundit ka dhe një përgjigje për këtë. Qytetarët që protestojnë kërkojnë shfuqizimin e statusit të investitorit strategjik, atë të Paketës së Maleve si dhe anulimin e ndryshimeve për Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Trashëgiminë Kulturore. Kreu i PD Sali Berisha është rreshtuar hapur në mbështetje të investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë një marrëdhënie private mbi tokë private. Çfarë do të ndodhë me Zvërnecin?