Bashkia e Durrësit nis marrjen e masave për sezonin turistik. Në një deklaratë për mediat kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako tha se këtë vit Durrësi do të ketë një pamje 360 gradë përsa i përket turizmit, duke synuar promovimin e aseteve kulturore që ka ky qytet. Sako shtoi se janë fondet e BE-së që u akorduan për rehabilitimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti që do të përdoren për këtë qëllim.