Vjedhjet e banesave në godinat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, vazhdojnë të jenë prezente në Durrës. Rasti më i fundit është shënuar në lagjen 18 të këtij qytetit, në pallatin fqinj me godinën e banimit ku si rezultat i shembjes gjatë tërmetit të 26 nëntorit humbën jetën 7 persona, anëtarë të familjeve Reçi dhe Karanxha. Hajdutët kanë hyrë në një nga apartamentet duke thyer derën e blinduar dhe marrë prej saj shumë nga orenditë.