DURRËS- Një pallat 5 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. IKMT ka publikuar edhe videot e momentin të shembjes së pallatit, të cilit tërmeti i kishte dëmtuar rëndë kolonat mbajtëse. Pallati ishte ndërtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës ndërsa shembja është bërë rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar.