Durrës/ 33 vjeçari vritet për një fjalë goje, ngjarja e dytë brenda dy ditëve në qytetin bregdetar për motive banale
20/09/2020 01:17
Një 33-vjeçar, baba i 2 fëmijëve, mbeti i vrarë pasditen e së shtunës, në Durrës, pas një konflikti çasti, në rrugën pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një fabrike këpucësh, në afërsi të xhamisë së 4 minareve në unazën e plazhit.