“Duam më shumë para”, Rama humb durimin, përplaset fort me gjyqtarët dhe prokurorët
04/02/2026 23:18

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debatin e ditës mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama. Të hënën kryeministri foli në rrjetet sociale pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flisnin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Shoqata e Gjyqtarëve e komentoi këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”. Këtë të mërkurë institucionet iu përgjigjën flakë për flakë njëri tjetrit. Rama, theksoi sërish se kërkesa e tyre është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor. Edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë reagoi publikisht duke theksuar se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme. Sipas tyre çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. Por dhe ata nuk mbetën pa përgjigje nga kryeministri. Në këtë debat në distancë, u përfshi edhe kreu i opozitës Sali Berisha i cili pranon se qeveria ka të drejtën ekskluzive për të rritur pagat e magjistratëve, por lëmshin sipas tij e bëri vetë Rama. Gjyqtarët kanë çuar kërkesën e tyre për rritje page në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur përplasjet publike mes palëve janë shtuar. Sa cenohet ndarja e pushteteve? A është kërkesa për rritje të pagave të magjistratëve 'molla e sherrit' e radhës mes kryeministrit dhe sistemit të drejtësisë?

Kush e dha urdhrin për Veliajn? Dash Shehi zbardh bisedën me Ramën! Kush u kap në burg?
29/10 23:19
“Flamingot më pëlqyen më shumë se studentët”, Dash Shehi: Pres produkt politik
29/10 23:12
“Veliaj do ta varnin”, Sulo tregon skenarin e fortë: Po të arrestonte SPAK Ballukun…
29/10 22:57
Nxehet Dash Shehi: Po si mor çun nuk ta thotë goja që fiton opozita? Muça: Jo jo më keqkuptove
29/10 22:55
“Ndryshojnë fatet”, Muça: Rama nuk e fal Veliajn për Tiranën! Ndryshe ai humb qeverinë
29/10 22:52
Dash Shehi këshillon Veliajn: Të vazhdojë më fort, ca shok i kanë thënë është momenti yt
29/10 22:42
‘Ik mor leg*n, flet për Serbinë ti'”, Shehu i bindur:99% Rama e kapi për veshi Veliaj e çoi në Fier
29/10 22:40
“U veshën si pastrues kapën telefonin”, Vangjeli zbulon skandalin! Kush është i burgosuri ‘Vip’?
29/10 22:29
“Veliajt i rrezikohet jeta në Fier”, Petro Koçi: Lojë politike me të por misteri do zbardhet
29/10 22:24
“Vendimi i fundit! Rama po shkon në zgjedhje”, Vangjeli i bindur! Dash Shehi ngre tonet!
29/10 22:19
“Sulo për kryeministër! Nuk të dëgjoj!”, Sulo ndal Muçën: Mos mu refero fare, or zotëri! Fare!
29/10 22:08
“O Alban, parkimi i parave thotë SPAK”, Dudushi ndal Sulon: Ku janë kaq shumë pare të pista?!
29/10 22:07
“A kërkonit akt politik?! Rama e bëri”, Dudushi:Nuk mendoj se kjo e shuan protestën në rrugë
29/10 21:51
Po boll! Këto janë karamele! Sulo: Çfarë e bindi Ramën të hiqte taksën nga karburantet?
29/10 21:50
Vangjeli humb durimin, çohet shpegon çmimet: E dini që pishinat mbushen me shampanjë?
29/10 21:40
Lëvizje surprizë/Vangjeli i bindur: Rama gati për zgjedhje të parakohshme, ishte dhe CEO i opozitës
29/10 21:38
“Protestuesit fituan”, Petro Koçi: Vendosi të ul çmimin e karburantit, ndërhyn te pensionet
29/10 21:37
Çfarë janë këto çikërrima?Dash Shehu i përgjigjet Ramës: Rrit ore pensionet lëri taksat
29/10 21:24
Burgu, përplasjet dhe taksa, Grida Duma “skanon” situatë:Lojë politike apo përfitim?
29/10 21:21
I kamufluar me kapuç! Arian Curri e thotë për herë të parë: Hyj mes protestuesve!
29/10 00:13