Gjykata e Durrësit vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë dhe con për gjykim të akuzuarit për pasojat e tërmetit në godinat e shembura ku u shkaktuan humbje jete. Gjatë një seance të zhvilluar pasditen e vonë të së martës, në një sallë gjyqi ku nuk u respektuan rregullat e kufizimit të numrit të pjesëmarrësve dhe distancimit fizik, gjyqtarja vendosi të cojë cështjen për gjykim me disa ndryshime.