Dokumentet, pa pagesë dhe online/ Ja si merret dëshmia e penalitetit pa shkuar nëpër zyra
07/01/2020 15:21

Jo më kohë të humbur nga një institucion në tjetrin për marrjen e dokumentacioneve që ju nevojiten. Në platformën e-albania, aplikimet për shërbime online shkojnë në 472. “Një ndër shërbimet me më tepër impakt në listën e 472 shërbimeve të janarit është edhe marrja e dëshmisë të penalitetit, online pa pagesë. Deri para një jave, qytetarëve u duhej që të shkonin dy herë në radhët e postës, të bënin aplikimin, të kryenin pagesën, të prisnin deri dy javë që merrnin përgjigje për të shkuar fizikisht në postë. Tashmë i gjithë ky proces kryhet online, qytetari aplikon në platformën e-albania. Le ta shohim konkretisht se si realizohet. Duhet të regjistrohemi nëse nuk jemi, ose të identifikohemi me të dhënat tona me nr personal të identitetit. Dëshminë e gjejmë në listën që shfaqet. Dëshmia e penalitetit është I vlefshëm si dokument 3 muaj nga momenti I gjenerimit dhe 6 ditë pas aplikimit marrim përgjigjen. Klikojmë aplikim i ri. Shohim që të dhënat tona futen automatikisht nëpërmjet ndërveprimit elektronik. Shënojmë institucionin për të cilin kërkohet certifikata dhe klikojmë butonin dërgo. Në këtë moment kemi përfunduar aplikimin tonë. Dokumentin e gjejmë te profile ynë, te lista e dokumentave të mia. E cila ka vulën elektronike”, shprehet Romina Kostani. Çdokush mund t’i drejtohet këtij sistemi nëpërmjet kompjuterit apo telefonit, për të shmangur sorollatjet nga zyra në zyrë. Sidomos për bizneset. Ndërsa për pensionistët, që mund ta shohin me hezitim këtë mënyrë funksionimi do të kenë në gatishmëri nëpunës të administratës për t’ua shpjeguar.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06