Pala maqedonase ka bërë gjithçka për të ndaluar shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova që ti bashkoheshin protestës në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe. Por Ura e Gurit e Shkupit u vesh kuq e zi, me thirrjet për të mbrojtur gjuhën shqipe. Mijëra studentë shqiptarë kërkojnë të drejtën kushtetuese që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. "Respekto ligjin per Gjuhën, respekto Kushtetutën" ishte baneri kryesor i protestës me thirrjet per UCK dhe "Gjuha shqipe, amanet". Me pankarta të shumta në duar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe.