Dioksidi i karbonit, tjetër rekord në atmosferë
25/11/2019 20:36

Një tjetër rekord i gazrave që shkaktojnë efektin serë. Sipas organizatës botërore të meteorologjisë, kjo tendencë përkthehet në pasoja gjithnjë e më të rënda të ndryshimeve të klimës, me temperatura në rritje, kushte moti ekstreme, stres hidrik, rritje të nivelit të deteve dhe trazira në ekosistemet marine dhe tokësore. Veç të tjerash nuk ka asnjë shenjë ngadalësimi për të mos folur për rënie, pohon sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore meteorologjike, Petteri Taalas. Buletini i gazrave që shkaktojnë efektin serë i OBM në fakt ka demonstruar se përqendrimet mesatare globale të dioksidit të karbonit kanë arritur 407.8 pjesëza për një milion në 2018, krahasuar me 405.5 që ishin në 2017. Rritja e dioksidit të karbonit nga 2017 në 2018 është shumë afër asaj të vëzhguar nga 2016 në 2017 dhe pak mbi mesataren e 10 vjeçarit të fundit. Niveli global i CO2 që mbetet në atmosferë për shekuj dhe në oqeane akoma më gjatë, ka kapërcyer kufirin simbolik dhe domethënës të 400 pjesëzave për një milionë në 2015. Edhe përqendrimi i metanit dhe azotit është rritur në masë të madhe krahasuar me 10 vjeçarin e kaluar. Hera e fundit kur toka përjetonte një përqendrim të krahasueshëm dioksidi karboni ishte 3-5 milionë vite më parë. Atëherë, temperatura ishte më e lartë me 2-3 gradë ndërsa niveli i deteve ishte 10-20 metra më i lartë se tani.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58