Digjet pallati në Pogradec/ Zjarri shkrumbon 8 pallate, dhjetëra të pastrehë para festës
28/12/2019 20:35

Ky pallat në lagjen 2 të qytetit të Pogradecit prej disa orësh vazhdon të jetë në pushtetin e flakëve. Zjarri nisi në pjesën e sipërme të katit shtesë të këtij pallati ndërkohë që u përhap duke shkrumbuar të paktën 8 apartamente dhe duke lënë në qiell të hapur dhjetëra familje. Flakët nisën pak pas mesditës të së shtunës por për zjarrfikësen e Pogradecit ishte e pamundur të përballohej vetëm shuarja e këtij zjarri. U deshën të mbërrijnë zjarrfikëse të tjera nga Korça Prrenjasi e bashkitë e tjera në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Pogradecit e pavarësisht se kanë punuar për orë të tëra flakët vijojnë të jenë aktive ndërkohë që një zjarrfikës por edhe një banor janë transportuar në spital. Punonjësi i zjarrfikëses është dëmtuar teksa përpiqej të shuante flakët ndërsa në një nga familjet njëri prej anëtarëve ka shfaqur gjendje shoku çka ka bërë që të transportohen në spital. Ndërkohë forcat zjarrfikëse vazhdojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit edhe pse era ka ndikuar prej fillimit për përhapjen e tyre duke vështirësuar punën. Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë nisur në njërin prej oxhakëve të apartamenteve të këtij pallati e më pas të jetë përhapur në apartamentet e tjera duke bërë kështu që dhjetëra familje të humbasin banesat e tyre. Nga ana tjetër pas evakuimit të banorëve bashkia e Pogradecit ka marrë masa për strehimin e tyre në qendra sociale apo edhe ambiente të tjera të vendosura në dispozicion.

Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02