Dhurojnë flokët, vajza dhe gra në ndihmë të pacienteve me kancer gjiri
27/10/2018 20:30
Është vetëm 17 vjeç dhe si çdo vajze e kësaj moshë i dëshiron flokët e gjata, por Jedrita Llapi ka vendosur t’i presë flokët e saj për gratë me kancer gjiri, të cilat pasi i nënshtrohen trajtimit me kimioterapi pësojnë rënie të flokëve.